Bie nga një urë në Mitrovicë, vdes një 50-vjeçar

26 korrik 2023 | 15:57

Një 50 vjeçar sot ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një urë rreth orës 12:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Mitrovicë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Sipas tij, hetuesit policorë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’  në  Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi ka konfirmuar zyrtarisht sulmuesin Lautaro Martinez si kapiten të…