Bie niveli i kënaqshmërisë në punën e Kurtit e të Konjufcës, rritet i Osmanit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka publikuar edicionin e 22-të të përmbledhjes për Pulsin Publik.
Në të dhënat e bëra publike ka një rënie të kënaqëshmërisë me punën e kryeministrit Albin Kurti, nga 53.2 për qind sa kishte në vitin 2021 ka rënë në 52.6 për qind.
Rënie ka pësuar edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, meqë në vitin 2021 niveli i kënaqshmërisë me punën e tij kishte qenë 55.4 për qind derisa këtë vit është 54.4 për qind.
Derisa vërehet një rritje e kënaqëshmërisë për presidenten e vendit, që ka shkuar nga 55.2 për qind sa kishte qenë në vitin 2021 në 58.4 për këtë vit.
Rritje pati në shkallën e kënaqshmërisë me gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në nivelin prej 39.1 për qind dhe 37.1 për qind përkatësisht, krahasuar me 33.9 për qind dhe 34 për qind përkatësisht në vjeshtën e vitit 2021.
UNDP-ja tregon sa janë të kënaqur qytetarët me Osmanin, Kurtin dhe Konjufcën