Bie niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe Batllavës
18 gusht 2022
| 16:12
Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Në njoftim e kësaj kompanie është thënë se ka rënë niveli i ujit në liqenin e Badocit dhe në atë të Batllavës.
Sipas njoftimit, niveli i ujit në liqenin e Badocit është thënë se ka rënë në – 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. Ndërsa në liqenin e Batllavës niveli i ujit ka rënë në -2.77 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes. “Shpenzoni racionalisht ujin e pijshëm!”, është thënë në njoftimin e KRU “Prishtina”.