Bie njësia ‘A3’, KEK-u tregon nëse do të ketë reduktime të energjisë
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se dje është ndalur njësia “A3” si pasojë e veprimit të mbrojtjes në ndërpresin e gjeneratorit.
Pavarësisht kësaj, KEK-u ka bërë me dije se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
“Në këtë drejtim ekipet profesionale të KEK-ut dhe KOSTT-it janë duke punuar në identifikimin e burimit që ka shkaktuar veprimin e kësaj mbrojtje dhe për të mundësuar rikthimin e sigurt të njësisë në punë në kohë optimale. Lidhur me këtë, KEK ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbulimin e mungesave të paraqitura si pasojë e daljes së njësisë ‘A3’, në mënyrë që kjo ndalje të mos reflektojë në mungesë të energjisë për qytetarët e vendit. Lidhur me veprimet e KEK-ut për ditët vijuese do të njoftoheni me kohë”, ka njoftuar KEK-u.