Bie numri i kosovarëve pjesëmarrës në luftërat në Siri e Irak

17 tetor 2018 | 11:53

Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë (QKSS) ka prezantuar raportin me titullin “Përtej shkaktarëve: Rreziqet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë”.

Në raport është thënë se numri i qytetarëve kosovarë që kanë udhëtuar në Siri e Irak ka rënë në mënyrë drastike.

Që nga viti 2016 nuk është raportuar asnjë rast i qytetarëve të Kosovës që ka udhëtuar për Siri e Irak si pjesë e organizatës terroriste, njofton Klan Kosova.

Më tej është theksuar se sfidë tjetër mbetet diaspora e Kosovës ku rreth 20 për qind e 400 luftëtarëve të huaj me origjinë nga Kosova kanë lindur ose rritur si brez i dytë ose i tretë i emigrantëve në shtetet e Evropës Perëndimore. Këta individë ishin ndër luftëtarët e huaj më ekstrem.

Veç kësaj 190 qytetarë të Kosovës mbeten ende në Siri e Irak. Një rol të madh në mos-shkuarjen e kosovarëve në këto vende e ka luajtur edhe Policia e Kosovës me punën e tyre në pikat kufitare, njofton “Klan Kosova”.

Me shkatërrimin e grupit të ashtuquajtur Shteti Islamik, e kanë ndërruar strategjinë duke sulmuar në vendet evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja me famë botërore, Lady Gaga ka shpërthyer në lot…