Bie numri i myslimanëve dhe katolikëve në Shqipëri, rritet numri i ateistëve
28 qershor 2024
| 13:48
Të dhanat zyrtare të popullsisë në Shqipëri tashmë janë bërë publike.
Ka disa të dhëna interesante për përkatësinë fetare të shqiptarëve në Shqipëri.
Për dallim nga viti 2011, kësaj radhe numri i myslimanëve ka rënë nën 50 për qind.
45.7 për qind janë deklaruar myslimanë. Po ashtu edhe numri i katolikëve ka rënë ndieshëm.
Nga 10 për qind në vitin 2011 në 8.4 për qind në vitin 2024.
Ndërsa numri i ateistëve është rritur pak, duke u shtuar nga 2.5 për qind më 2011, në 4 për qind në vitin 2024.