Bie numri i pacientëve me Covid

12 tetor 2021 | 10:50

Ka rënë dukshëm numri i pacientëve me Covid-19 që po trajtohen në mjekim intensiv mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas raportit të datës 12 tetor 2021, katër pacientë me Covid-19, janë duke u trajtuar në mjekim intensiv mjekësor.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, trajtim mjekëor po marrin 114 pacientë, prej tyre 58 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 22 pacientë
Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive) 6 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 6 pacientë
Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 12 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, e…