Bie numri i pacientëve që po trajtohen në QKUK dhe spitalet rajonale

28 shtator 2020 | 15:32

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se gjithsej 183 pacientë janë duke u trajtuar për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet rajonale të Kosovës.

Nga këta pacientë, 106 janë të konfirmuar se janë pozitivë me virusin “Korona”.

Në njoftimin e ShSKUK-së është thënë se 101 pacientë janë me oksigjenoterapi, prej tyre 4 në respiratorë dhe 7 me CPAP maskë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Anisa Bahiti - Ditën e djeshme të gjitha agjencitë…