Bie numri i qytetarëve që presin për t’u pajisur me pasaporta
Për dallim nga fillimi i javës që po lëmë pas, kur kishte tollovi të mëdha dhe pritje të gjata në Agjencinë e Regjistrimit Civil, për t’u pajisur më pasaporta, këtë të shtunë pati shumë më pak qytetarë në këtë pikë në Prishtinë.
ARC para pak kohe mori vendim të punojë edhe të shtunave, deri në orën 16:00, për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Liberalizmi i vizave ka bërë që të rritet numri i qytetarëve të Kosovës, për t’u pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.
Së fundi nëpër qendra e regjistrimit, ku bëhet aplikimi për pasaportë, duhet pritur disa orë për të aplikuar për dokument. Për shkak të numrit të radhë të qytetarëve, ARC ka marrë vendim të zgjatë orarin e punës.
Zëvendësuesi i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Regjistrim Civil, Blerim Camaj, para disa ditësh, tha për RTKlive se deri më 12 prill për t’u pajisur me pasaportë aplikuan 177.088 qytetarë të Kosovës.Camaj, po ashtu, tha se ARC do të punojë edhe të shtunave deri në orën 16:00.