Bie numri i rasteve aktive me Covid në Kosovë

05 tetor 2021 | 15:05

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 1 895 raste aktive me Covid-19.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur dy persona nga Covidi. Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 38 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 185 persona.

“Nga 3 285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 379. Në total numri i rasteve aktive është 1 895”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…