Bie numri i të hospitalizuarve me Covid në Kosovë
12 gusht 2022
| 11:19
Ka rënë numri i pacientëve të trajtuar me Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.
Bazuar në raportet e ditës së sotme në QKUK në spitale janë të spitalizuar 62 pacientë me koronavirus.
Më poshtë e gjeni raportin e 12 gushtit, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë + 1 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje
Mjekim Intensiv Qendror, 2 raste
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Pejës, 11 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient