Bie numri i të infektuarve në Shqipëri me COVID
Ministri e Shëndetësisë e Shqipërisë konfirmon se janë 12 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, ndërsa numri total është 186 persona të infektuar.
“Në 24 orët e fundit janë testuar 102 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 12 raste të reja me COVID 19. Deri në këto momente janë testuar 1 246 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19 186 raste”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka bërë me dije se 77 pacientë ndodhen në spitalin infektiv, 5 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, sot, 27 mars 2020:
– Tiranë 107 raste
– Durrës 11 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Fier 20 raste
– Kavajë 4 raste
– Korçë 12 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 4 raste
– Lezhë 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 1 rast
-Tropojë 2 raste
– Pukë 2 raste.