Bie numri i të spitalizuarve me Covid, 64 pacientë në trajtim

28 shkurt 2022 | 13:04

64 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre 50 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi janë 38 pacientë.

Në Mjekim Intensiv po trajtohen 7 pacientë, 5 në QKUK dhe 2 në spitalet e përgjithshme.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 28 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 5 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 8 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 6 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur sot, ku është…