Bie numri i të spitalizuarve me Covid, 960 pacientë në trajtim

12 shtator 2021 | 12:00

Ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme. Kështu ka bërë me dije Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Bazuar në raportet e dërguara nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 960 pacientë, prej tyre 846 me Covid-19 pozitivë, 818 me oksigjeno-terapi dhe 56 në kujdes intensive, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Klinika Infektive, 95 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 88 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 84 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14  pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

 

Spitali i Prizrenit, 131  pacientë

Spitali i Gjakovës, 73  pacientë

Spitali i Pejës, 169 pacientë

Spitali i Gjilanit, 85 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 17 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 71 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo ka thënë se ishte tepër nervoz para se…