Bie numri i viktimave me Covid-19 në Itali

23 qershor 2020 | 00:27

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi duke e çuar numrin total të viktimave nga virusi në 34 657 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Të dhënat janë bërë të ditura, nga autoritetet e Mbrojtjes Civile Italiane, ku njoftuan se po gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 533 persona. Kështu numri i përgjithshëm i të shëruarve në Itali ka shkuar në 183 426.

Autoritetet raportuan gjithashtu se u regjistruan edhe 218 raste të reja pozitiv për një total prej 238 720.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java që e lamë pas ka qenë më e rënda…