Bie numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës gjatë janarit 2025

09 mars 2025 | 08:12

Kosova ka shënuar një rënie prej 10.4% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar në numrin e vizitorëve në hotelet e vendit për muajin janar 2025.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovë, numri i përgjithshëm i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele gjatë janarit 2025 ishte 69,227, ndërsa në janar 2024 ky numër kishte qenë 77,295.

Nga vizitorët e këtij viti, 41.1% ishin vendorë dhe 59.8% ishin të huaj.

 “Në janar 2025, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në Hotele ishte 69 227, prej tyre 41.1%, ishin vendorë dhe 59.8% ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin Janar të vitit 2024 (sa ishin 77 295 vizitorë) kishte ulje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në Hotele për 10.4%. Numri i net-qëndrimeve ishte 145 732 prej tyre 42.1% nga vendorët dhe 57.5% nga të huajt.” 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gurpreet Singh ishte i prangosur, këmbët e tij të lidhura…