Bie numri i rasteve të fruthit në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShP) ka njoftuar se gjatë mbikëqyrjes permanente të sëmundjeve ngjitëse në Kosovë ka rënë numri i rasteve me fruth në Kosovë.
Sipas të dhënave të sistemit të mbikëqyrjes se fruthit në Kosovë për periudhën 1 mars 2017 deri më 15 maj 2018 janë raportuar 929 raste të dyshuara në fruth, prej të cilëve në laboratorët e IKShP-së janë konfirmuar 679 raste pozitive.
Numri më i lartë i rasteve është nga komuna e Fushë Kosovës me 198 raste, e përcjellë nga komuna e Prishtinës me 145 raste të konfirmuara.
Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë rast i ri i dyshuar në fruth, ku aktualisht janë të hospitalizuar 3 pacientë të dyshuar në fruth.
Kosova radhitet në mesin e vendeve me përqindje të lartë të vaksinimit kundër fruthit.