Bie qeveria e Bullgarisë, deputetët votuan mosbesimin
22 qershor 2022
| 23:00
Sotne ka rënë qeveria e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov. Me 123 vota PRO dhe 116 Kundër iu votua mosbesim qeverisë- kërkesë e dorëzuar nga partia GERB.
Nga koalicioni qeveritar thanë se do përpiqen të formojnë qeveri të pakicës dhe do bëjnë çmos mos vijë deri të zgjedhjet e parakohshme.
Sipas procedurave, presidenti Radev partisë më të madhe duhet të japë mandat për formimin e Qeverisë, gjegjësisht “Vazhdojmë me ndryshimet” në krye të cilës është Petkov.
Derisa vazhdoi votimi mijëra qytetarë ishin para Kuvendit në mbështetje të kryeministrit Petkov.