BIE QEVERIA KURTI
25 mars 2020
| 22:56
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Të pranishëm në sallë ishin 117 deputetë. Pro ishin 82 deputetë, kundër 32, 1 abstenim.
Qeveria Kurti pati vetëm 50 ditë punë që nga dita kur është votuar nga deputetët më 3 shkurt të këtij viti.
Mocionin për mosbesim të Qeverisë Kurti e kishte inicuar partia në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK).
/Epoka e re/