Bie sistemi, i pamundur caktimi i terminit për vizë gjermane

07 tetor 2021 | 14:36

Shumë qytetarë të Kosovës kanë pritur sot që të hapet linku për termine për viza në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë.

Por, ata që kanë tentuar të bëjnë një termin, e kanë pasur të pamundur, pasi linku nuk është hapur.

Linku i cili të çon drejt caktimit të një termini për vizë gjermane, nuk ka qenë i qasshëm sot në orën 14:00, siç ishte paralajmëruar.

Deri në orën 13:57 ky link ka funksionuar, por pas kësaj kohe është bllokuar.

Serverët e linkut për termine kanë rënë, ndërkaq ka qenë e pamundur të caktohet një termin për vizë.

Terminet të cilat do të caktoheshin sot, do të ishin të vlefshme për muajin nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Bedri Hamza, ka…