Bie skela e një pallati në Tiranë, zë babë e bijë

22 janar 2024 | 13:09

Raportohet se një skele e një pallati në ndërtim në Tiranë ka rënë dhe ka zënë poshtë dy kalimtarë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Dyshohet se janë lënduar babë e bijë, të cilët ishin duke kaluar rrugën, shkruan euronews.al.

Të lënduarit janë transportuar në spital, por ende nuk ka informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Biznesit për rrafshin e Dukagjinit, ka vazhduar…