Bie uebfaqja e Trustit për tërheqjen e 10-përqindëshit

11 dhjetor 2020 | 15:13

Sot ka filluar procesi i aplikimit për tërheqjen e 10-përqindëshit për të gjithë qytetarët që janë kontributpagues në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, apo siç njihet ndryshe Trusti.

Procesi i aplikimit online është paraparë të fillojë nga ora 15:00, por faqja e internetit ka rënë nga funksioni qysh para orës 15:00.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë kishte thënë se “sistemi në bazë të përgatitjeve është plotësisht i sigurt dhe mund të përballojë çfarëdo fluksi që mund të ketë nga ana e qytetarëve për tërheqjen e mjeteve”.

Zyrtarët qeveritarë patën deklaruar se procesi i aplikimit do të realizohet në formë elektronike përmes një faqeje të veçantë të internetit. www.trusti10.org

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i mirënjohur Besnik Hasi, ka analizuar grupin e Kosovës…