Bie vetura në Liqenin e Badocit, tre të vdekur

06 tetor 2024 | 11:06

Tre persona kanë vdekur, si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë pasi vetura me të cilën udhëtonin tashmë viktimat, ka rënë në Liqenin e Badocit.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, tha zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Ajo tutje tregoi se informatën për aksidentin e kanë pranuar rreth orës 23:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të shtunën se Serbia…