Bie vlera e Bitcoin
Thuajse të gjitha kriptovalutat kanë pësuar përsëri rënie ditën e Djelë, duke e përfunduar në performancë negative javën më të keqe në historik. Sipas të dhënave të Coindesk, Bitcoin ra përsëri poshtë 13 mijë dollarëve, duke prekur 12,524 dollarë.
Megjithatë, ndryshe nga tronditja e këtij tregu ditën e premte, ku tërheqja nuk ishte e sinkronizuar, thuajse të gjithë kriptovalutat kanë pësuar rënie të Djelën. Ethereum preku 614 dollarë, nga thuajse $900 që arriti një javë më parë, që ishte edhe niveli më i lartë të të gjitha kohërave. Ripple, Dash, Litecoin dhe monedha të tjera, patën rënie sipër 10%-shit.
Java ndërkohë ka qenë me luhatje, duke konfuzuar investitorët nëse është apo jo momenti për të blerë. Bitcoin u rimëkëmb ditën e Shtunë, duke ndaluar rënien 4-ditore që solli vëmendje botërore në tregun prej 500 miliardë dollarë, raporton “scantv”.
Bitcoin shtoi 10% në $15,530 ditën e shtunë, ndërsa rivalë të tjerë si Bitcoin cash dhe Litecoin, patën rritje me 21% dhe 12% në mënyrë respektive. Rimëkëmbja ditën e shtunë përkoi me ndalimin e lajmeve negative që kanë qenë të shumta që prej ditës së Hënë.
Deklaratat e bankierëve qendrorë dhe vendimi i themeluesit të Litecoin që të shesë të gjithë zotërimet e tij, i dhanë nxitje rënies këtë javë. Disa analistë thonë se ndërkohë që sezoni i pushimeve po afrohet, investitorët po mbyllin pozicionet e tyre.