Bie vlera e Rashicës

27 nëntor 2020 | 14:47

Vlera e yllit të Kosovës, Milot Rashica në dhjetor të vitit 2019 kishte arritur në 35 milionë euro nga ‘Transfermarkt’, pasi edhe lojtari nga Kosova po shkëlqente me gola e asistime.

Kjo vlerë që nga dhjetori i vitit të kaluar ka vazhduar duke rënë, teksa fillimisht ishte 28 milionë euro e pastaj në 22 milionë. Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve ka bërë përditësimet e reja, ku vlera e Rashicës ka rënë edhe më shumë. 24-vjeçari tani nga kjo faqe vlerësohet vetëm 18 milionë euro.

Interesim për lojtarin nga Vushtrria kanë shfaqur Bayer Leverkusen, Wolfsburg, Leeds United dhe RB Leipzig.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëna zemërthyer e djaloshit Ellie, i njohur tashmë si “Mogli”…