Bieberi ndalohet nga policia, por shpëton nga dënimi
30 maj 2019
| 11:16
Edhe një fërkim me ligjin amerikan e pati ylli i muzikës pop, Justin Bieber, veçse këtë herë shpëtoi pa dënim.
Organet e rendit kanë deklaruar se një oficer policie e ndaloi këngëtarin 25-vjeçar në veturën e tij 500 mijë dollarëshe “Lamborgini” për mosposedim të targës së përparme dhe për arsyen se ngjyra e dritares së përparme ishte shumë e errët.
Rezultoi se këngëtari e përdori sharmin dhe famën e tij për ta vazhduar rrugën e tij pa marrë asnjë tiketë dënimi.