Bien çmimet e derivateve në BERZh, “Petrol Company” zbret çmimet në Kosovë
Menjëherë pas uljes së çmimeve të derivateve në bursat botërore disa kompani kanë reflektuar edhe në Kosovë duke bërë zbritjen e çmimit në litër.
Prijës i çmimeve më të ultë në Kosovë është “Petrol Company”. Ajo menjëherë pas uljes së çmimeve në BERZH ka reflektuar duke ua mundësor pronarëve të mjeteve motorike një çmim më të arsyeshëm në pikat e saja duke pas në konsideratë situatën e rënduar ekonomike.
Petrol Company, rrjeti më i madh i shitjes së derivateve në pakicë në vendin tonë edhe më tutje vazhdoj të mbaj çmimin më të ulet të derivateve për klientët e saj.
Sot çmimi i naftës në pompat e kësaj kompanie në Viti dhe Gjilan është 1.34 euro për naftën, si dhe 1.28 euro për benzinën. Më ketë çmim klientët e kësaj kompania mund të shërbehen edhe në piken e shitjes në lagjen Arbana në Prizren.
Deri sa në pikat tjera të shitjes nëpër Kosovë çmimi i naftës më shumicë është 1.40, me pakicë 1.45, deri sa çmimi i benzinës është 1.33 euro.