Bien çmimet në disa shtete evropiane, shtohen shpresat edhe për Kosovën

02 janar 2022 | 01:14

Bien çmimet e rrymës në disa prej shteteve evropiane.

Pas alarmit mbi krizën botërore të ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, lëkundjet në tregjet evropiane të energjisë tashmë kanë filluar të kthehen sërish në favor të konsumatorëve, duke pësuar ulje.

Siç raporton EnergyLive, rënie të çmimit të rrymës ka pasur në disa shtete evropiane, si në Gjermani, Francë, Poloni, Spanjë, Kroaci, Austri, Bullgari, Rumani e Greqi.

https://www.energylive.cloud/

Pas kësaj, ekziston një shpresë që ky trend të vazhdojë dhe të ndikojë edhe në importin e energjisë elektrike nga Kosova.

Së fundmi, Kosova është ndihmuar nga Shqipëria për t’i furnizuar qytetarët me energji elektrike për natën e ndërrimit të motmoteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anadrinasi, Sejfullah Sejfullahu i cili është asamblist i Partisë Demokratike…