Bien lindjet në Japoni për herë të parë që nga viti 1899
Sipas të dhënave të qeverisë japoneze të publikuara të martën, lindjet në vend ranë nën 800 mijë për herë të parë që nga viti 1899.
Numri i përgjithshëm i lindjeve ishte vetëm 799 mijw e 728, duke rënë në një nivel të ulët rekord për të shtatin vit radhazi. Numri i vdekjeve u rrit në 1.58 milionë, tha Ministria e Shëndetësisë e Japonisë.
“Ne e pranojmë se rënia e nivelit të lindjeve është një situatë kritike”, tha Yoshihiko Isozaki, një zëvendëssekretar i kabinetit, në një konferencë. “Kuptimi im është se faktorë të ndryshëm janë të ndërlidhur në mënyrë të ndërlikuar, duke i penguar individët të realizojnë shpresat e tyre për martesën, lindjen e fëmijëve dhe rritjen e tyre”.
Japonia ka vite që po përballet me një rënie të nivelit të lindjeve, megjithatë, problemi është përshpejtuar nga vlerësimet e mëparshme. Një parashikim i qeverisë 2017 parashikoi që lindjet nuk do të bien nën 800 mijë deri në vitin 2023.
“Rënia e lindjeve në vitin 2022 ka të ngjarë të jetë ndikuar nga rënia e martesave në vitin 2020 për shkak të ardhjes së pandemisë, duke pasur parasysh se si, në shumë raste, fëmija i parë lind dy vjet pas martesës”, Takumi Fujinami, një studiues i lartë në Institutin e Kërkimeve të Japonisë, tha për Kyodo News.
Qeveria e kryeministrit Fumio Kishida ka akorduar 35.2 miliardë dollarë për një agjenci të re kushtuar fëmijëve dhe familjeve të tyre.
Megjithatë, numri i martesave u rrit për herë të parë në tre vjet, pasi më parë kishte rënë në nivelet më të ulëta që nga Lufta e Dytë Botërore.