Bien prapë çmimet e naftës dhe benzinës

23 korrik 2022 | 10:11

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e shtunë.

Për ditën e dytë radhazi, çmimet e naftës dhe benzinës kanë zbritur.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.71 euro për litër, një cent më lirë dje. I benzinës 1.56 euro për litër, dy centë më pak se dje. Çmimi i gazit ka mbetur i njëjtë sikur të premten, 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide për 24 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 28 korrik të këtij viti në Bruksel do të…