Bien skelet e një ndërtese në Gjilan, lëndohen një grua dhe një fëmijë
25 tetor 2021
| 13:08
Një grua dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar në Gjilan, pasi mbi ta kanë rënë skelet e një ndërtese që ishte duke u rregulluar.
Lajmin për “KK” e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ndërsa drejtori i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka thënë nuk kanë pranuar pacientë për trajtim lidhur me këtë rast.