Bierhoff: Neueri do të jetë titullari i Gjermanisë në ‘Rusi 2018’
01 qershor 2018
| 15:41
Manuel Neueri do të jetë portieri titullar i Gjermanisë në “Rusi 2018”, nëse tregon në miqësoren ndaj Austrisë se nuk ka probleme fizike.
Ai do të jetë numri 1 i ekipit të Joachim Lowit, pavarësisht se nuk luan që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Trajneri Low ka marrë 27 futbollistë në pikën e grumbullimit të Gjermanisë, mes të cilëve katër portierë dhe numri do të reduktohet në 23 para nisjes për në Rusi. “Manueli do të marrë pjesë në Botëror si numri 1 i Gjermanisë. Nëse fiziku ia lejon, ai do të jetë titullari i portës. Marc-Andre Ter Stegen do të jetë portieri i dytë. Këto janë gjasat, të shohim”, ka thënë Oliver Bierhoff, menaxher i Kombëtares së Gjermanisë.