“Big Brother VIP 4”, më shpejt sesa e prisnim…
15 gusht 2024
| 12:45
Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, “Big Brother VIP 4” po vjen
Pas mbylljes së tre sezoneve të suksesshme që mbajti mbërthyer shqiptarët para ekranit të Top Channel, “Big Brother VIP 4” po vjen.
Lajmin e shumëpritur e ka bërë vetë me dije producentja e “Big Brother”, Sara Hoxha, në një formë krejt të veçantë.
Sara ka ndarë në rrjetet sociale kafen e saj të mëngjesit, ku shkruhet “Big Brother VIP 4”.
Mesa duket ekipi ka nisur punën për edicionin e katërt të reality show-t që siç dihet, ky format sjell çdo vit risi dhe surpriza.
Por se çfarë do të jetë ndryshe këtë vit dhe kush do jenë personazhet që shqiptarit do i shohin 24/24 për disa muaj, na mbetet vetëm të presim…