“Big Brother Vip Albania ”, ja emrat që do të bëhen pjesë e spektaklit

24 nëntor 2024 | 18:48

“Big Brother Albania VIP 4”, një ndër formatet më të ndjekur të Reality Show do të nisë së shpejti sezonin e ri dhe emra të njohur janë qarkulluar si banorë të mundshëm të shtëpisë.

Një nga emrat që po përflitet për të qenë pjesë e spektaklit është poeti, Albi Lushi. Një personazh i tërhequr nga vrulli i rrjeteve sociale dhe mediave ka arritur që të bëjë publikun për vete me anë të veprave të tij, ku i thur vargje dashurisë. Tashmë poeti romantik, pritet të jetë një ndër banorët e shtëpisë, për të çuar më tej artin e tij.

Ditët e fundit është përfolur edhe emri i këngëtares Albërie Hadërgjonaj. Mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Albëria vijon të jetë shumë e dashur për publikun. Mediat kanë shkruar ditët e fundit se edhe këngëtarja është ftuar që të marrë pjesë në reality, megjithatë deri më tani, akoma nuk ka dhënë një përgjigje.

Edhe emri i Alba Pollozhanit, është përfolur si një ndër banoret e mundshme të “Big Brother”. Ajo u bë e njohur nga një emision rreth dashurisë dhe kohët e fundit është përfolur edhe për deklaratat ekstremiste që jep.

Një tjetër personazh i njohur që mund të jetë pjesë e spektaklit Renee Reffo. Vajza në fjalë është e bija e aktores Julia Ilirjani, e cila vitin e kaluar ishte pjesë e e formatit “Big Brother”.

Edhe aktori e regjizori Drilon Hoxha po përflitet si një nga personazhet që do të jetë banorë i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, i cili do të jetë pjesë e lojës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

“Big Brother Albania VIP 4” pritet të ndezë dritat në mbrëmjen e 21 dhjetorit ku pjesë e lojës do të jenë edhe personazhe të tjerë të njohur për publikun shqiptar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emigrantët në SHBA po përgatiten që miliona familje të ndahen…