“Big Brother VIP Kosova 2” po mbledh VIP-at
20 korrik 2023
| 18:25
Dyert e shtëpisë më të famshme të Kosovës do të hapen sërish.
“Prive” raporton se audicionet për “Big Brother VIP Kosova 2” kanë filluar e ftesat e personazheve të radhës janë dërguar.
Banorët do të qëndrojnë të izoluar pa asnjë kontakt me botën jashtë, nën mbikëqyrjen e syrit të “Vëllait të Madh”.
Edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me fitoren e reperit Arkimed Lushaj (Stresit).