Big Mama tregon historinë e trishtë: U mbyta me shokun tim, më rikthyen në jetë me elektroshok
17 dhjetor 2021
| 20:18
Këngëtarja nga Tetova, Big Mama ka ndarë sot me banorët e Big Brother VIP një pjesë shumë të hidhur nga jeta e saj.
Në diskutim e sipër, Big Mama iu tregoi banorëve të shtëpisë se ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me një mik të saj.
“Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite që ka ndodhur ky rast në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok. Ai më mbyte mua”.