![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/bik.jpg)
BIK: Agjërimi i Ramazanit fillon më 24 prill 2020
21 prill 2020
| 16:54
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët myslimanë dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e premte më 24 prill 2020.
Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.
“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.