BIK: Në disa aplikacione telefonike kohët e namazit po llogaritën gabimisht
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka bërë me dije se në disa aplikacione telefonike ka ndodhur një gabim, të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për 1 orë më herët.
Sipas BIK-ut, kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa, raporton “Epoka e re”.
“Sqarim për kohët e namazit. Bashkësia Islame e Kosovës, duke parë shqetësimin e madh të disa besimtarëve myslimanë lidhur me kohët e namazit e sheh të udhës të sqaroj të gjithë opinionin se në disa aplikacione telefonike ka ndodhur një gabim ku të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për 1 orë më herët.
Bashkësia Islame e Kosovës, sqaron se kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Për më shumë Bashkësia Islame e Kosovës publikon edhe njëherë kohët e namazit për muajin tetor, ndërsa bashkangjitur gjeni edhe aplikacionin zyrtar që mund të shkarkoni në android.