BIK tregon aktivitetet që priten të realizohen përgjatë muajit Ramazan

26 shkurt 2025 | 14:10

Bashkësia Islame e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt në prag të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, nën kryesimin e kryetarit Myftiut Naim Tërnava.

Në njoftimin e BIK-ut bëhet e ditur se pikë kryesore ka qenë parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji.

“Gjatë kësaj mbledhje si pikë kryesore qe parapërgatitja për muajin e bekuar Ramazan, ku para anëtarëve u shpalosën planet dhe aktivitetet që priten të realizohen përgjatë këtij muaji. Po ashtu në këtë mbledhje u diskutuan edhe pika të tjera të rëndësishme, për të cilat u dhanë ide dhe u morën vendime në bazë të kompetencave që i takojnë kësaj Kryesie”, ka njoftuar BIK./teve1.info/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo, po kërkon të blejë klubin e…