BIK-u do t’i dezinfektojë xhamitë në Kosovë

13 mars 2020 | 12:46

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) do t’i dezinfektojë të gjitha xhamitë që janë të hapura për besimtarët në Kosovë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këtë e ka bërë me dije kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Tërnava ka theksuar se çështja e koronavirusit tashmë është problem global dhe si myfti apeloi tek të gjithë qytetarët e vendit që mos të bëjnë panik, dhe të respektojnë të gjitha vendimet që kanë dalë nga Qeveria e Kosovës dhe vendimet që kanë dalë nga BIRK-u.

“Falënderojmë Zotin që deri më sot nuk kemi pasur asnjë rast të prekur nga ky virus i rrezikshëm dhe lutemi Zotin që mos të kemi asnjë rast por megjithatë duhet t’i marrim masat e nevojshme. Dhe të parapërgatitemi që nëse goditemi çfarë të bëjmë më tutje. Secili duhet të jap kontributin nga këndi i vet dhe në koordinim me institucionet qeveritare dhe BIRK nesër në ora 11.00 ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme ku do të merren masat e mëtejme dhe jemi duke e përcjellë situatën dhe mbi të gjitha për ne është shëndeti i qytetarëve tanë. BIRK-u nuk merr asnjëherë asnjë vendim të asnjë natyre që shkon në dëm të qytetarëve tanë dhe shëndetit publik të Kosovës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se për momentin nuk ka asnjë të person të infektuar me koronavirus por vetëm disa raste të dyshuara të cilat po testohen në laboratorin e Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. “Po i presim rezultatet dhe do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ministri Vitia.

Dy palët u pajtuan që bashkërisht duke renditur aktivitetet të kalohet kjo situatë sa më lehtë dhe më mirë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës…