BIK-u grumbulloi mbi 400 mijë euro për t’i dalë në ndihmë Turqisë

22 shkurt 2023 | 14:59

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar të mërkurën Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, ku është mirëpritur nga ambasadori Sabri Tunç Angili.

Fillimisht, myftiu Tërnava i ka dëshiruar ambasadorit turk punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri në Kosovës.

Më pas, Tërnava në emër të tij dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, i ka shprehur ambasadorit Angili ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë.

Tërnava ka shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e tij me të gjithë të prekurit nga ky tërmet, duke lutur Zotin që të lënduarit t’i shërojë sa më parë.

Me këtë rast, myftiu Tërnava, ka bërë me dije se besimtarët myslimanë, “gjatë aksionit që kemi organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400 mijë e 500 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës”.

Ndërsa ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angili, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të Kosovës me të prekurit nga tërmeti. Ai ka thënë se “popullit turk është tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj popullit vëlla kosovarë për solidaritetin e treguar me popullin vëlla turk, si dhe për mbështetjen morale, me të cilën kanë dëshmuar vëllazërinë dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy popujve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është përuruar libri “Kryemjeshtri” në Bibliotekën Universitare të Kosovës,…