BIK-u: I arrestuari në Fushë Kosovë nuk është hoxhë
18 maj 2021
| 11:58
Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) në Fushë Kosovë ka demantuar lajmin se në këtë komunë është arrestuar një hoxhë.
Ky këshill ka bërë me dije se i arrestuari nuk është pjesë e BIK-ut, shkruan “Epoka e re”.
“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, ka njoftuar BIK-u.