BIK-u ka mision edukimin e drejtë të të rinjve
Zëvendëskryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Reshat ef. Mexhidi, ka bërë me dije se Bashkësia Islame e Kosovës ka për mision edukimin e drejtë të të rinjve.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” në prag të festës së Kurban Bajramit, Mexhidi ka thënë se për BIK-un është shqetësuese rritja e numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike nga të rinjtë tanë dhe rritja e aksidenteve me vdekshmëri.
Ai ka deklaruar se do të vazhdojnë të angazhohen për ruajtjen e rinisë në mënyrë që të kemi një shoqëri të shëndoshë, të arsimuar e të kulturuar, që njeh Zotin.
Mexhidi në këtë intervistë ka folur edhe për rëndësinë e shumëfishtë të prerjes së kurbanit, duke shtuar se për besimtarët myslimanë për ata që kanë mundësi prerja e kurbanit është obligim.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)