BIK-u merr disa vendime për parandalimin e përhapjes së Covid-19 (Video)
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka bërë me dije se Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) ka marrë vendim me qellim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
Ai ka thënë se BIK-u ka marrë vendim për pezullimin e mësimbesimit dhe shkollës verore nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës.
“Obligohen imamët që të kujdesën për mbajtjen e distancës fizike të besimtarëve brenda xhamive”, ka thënë Tërnava në një konferencë për medie.
Po ashtu, ai ka thënë se BIK-u ka marrë vendim që brenda xhamive të mos falën më shumë se 50 besimtarë.
Më tutje, Tërnava ka thënë se imamëve u është ndaluar që të marrin pjesë në të pame.
Për më shumë shikojeni videon e më poshtme në lidhje me vendimet e Kryesisë së BIK-ut:
https://www.facebook.com/birk2015/videos/1629214553909974/