BIK-u merr përsipër mjekimin e Taunita Hoxhës
12 shkurt 2019
| 17:31
Nën organizimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, të martën është nisur për mjekim në Stamboll, Taunita Hoxha, e cila u aksidentua ditë më parë në Prishtinë.
“Dërgimi i saj u bë me avion të veçantë dhe do të trajtohet në Spitalin Universitar ‘Bezmi Alem’. Kjo është arritur si rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit që ka nënshkruar Kryesia e BIRK-ut me Drejtorinë e Vakëfeve të Republikës së Turqisë. Kryesia e BIRK-ut, i dëshiron shërim sa më të shpejtë znj. Tuainta Hoxha, si dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjes së saj”, është thënë në njoftimin për media të BIK-ut.
/Epoka e re/