BIK-u: Myftiu Tërnava mbrëmë pas mesnatës hyri në brendësi të Qabesë
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se myftiu Naim Tërnava ka hyrë mbrëmë në brendësi të Qabesë.
Sipas BIK-ut, Tërnava ishte në mesin e personaliteteve të përzgjedhura për të hyrë brenda Qabesë.
“Krerët e disa delegacioneve të përzgjedhura pjesëmarrës me ftesë të ministrit të Haxhit, z. Tevfik Rebiah, në konferencën dhe panairin për shërbimet e Haxhit dhe Umres, i cili po mbahet në Xhide të Arabisë Saudite, mbrëmë pas mesnatës vizituan Mekën e shenjtë ku iu ofrua mundësia ta vizitojnë edhe Xhaminë e Shenjtë, Qabenë. Në mesin e këtyre delegacioneve të përzgjedhura ishte edhe Myfitu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, ku në një ambient imanor i mbushur me mallëngjim dhe përulje ndaj Krijuesit Suprem, Allahut xh.sh., u privilegjuan dhe hynë në brendësinë e Qabesë së nderuar. Aty falen dy rekate namaz nafile, si dhe iu lutën Allahut xh.sh. për mëshirë, mbarësi dhe mirësi për gjithë globin”, ka njoftuar BIK-u.