![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/01/bik.jpg)
BIK-u: Namazi i Kurban Bajramit falet të mërkurën në orën 05:38
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka bërë me dije se namazi i Kurban Bajramit do falet të mërkurën më 28 qershor 2023, në orën 05:38.
Në njoftimit e BIK-ut është thënë se manifestimi qendror për territorin e Kosovës do të mbahet në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.
“Kurban Bajrami, të mërkurën më 28 qershor 2023 (namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 5.38 min.) Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit, është ditën e mërkurë më 28 qershor 2023. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në ‘Xhaminë e Madhe’ në Prishtinë. Namazi i sabahut falet në orën 4.23 min”.
“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban Bajramit do ta mbajë dr. Selatin Mehani, pedagog në Medresenë ‘Alaudin’ në Prishtinë. Namazi i Kurban Bajramit falet në orën 5.38 min, të cilit do t’i prijë Burhanudin ef. Hashani, kryeimam i Prishtinës, ndërsa hytben – mesazhin e Kurban Bajramit do ta mbajë myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava. Me rastin e festës së Kurban Bajramit, ditën e parë, më 28 qershor 2023, Kryesia e BIK-ut, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë, nga ora 9:00-12:00”, ka njoftuar BIK-u.