BIK-u në Vushtrri: Imami i infektuar me Covid-19 ka qenë i angazhuar në shpërndarjen e ndihmave
08 prill 2020
| 15:38
Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri ka bërë me dije se sot është njoftuar zyrtarisht për një nëpunës të prekur nga koronavirusi.
Në komunikatën e BIK-ut në Vushtrri është thënë se imami i infektuar me koronavirus ka qenë i angazhuar në shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.
Bashkësia Islame në Vushtrri ka bërë me dije se nuk dihet se si është infektuar ky imam.