BIK-u njofton për digjitalizimin e pagesave për xhematin
20 dhjetor 2024
| 17:00
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar xhematin e saj se nga muaji janar 2025 do të fillojë aplikimin e digjitalizimit të një pjesë të pagesave në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
“Me këtë rast, xhemati, për shërbimet e paguara në të gjitha zyrat e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, do të pajiset me një dëftesë nga aparati digjital.PS. Kjo mënyrë e pagesës digjitale nuk do të vlejë për pagesat e vitrave dhe kurbaneve, të cilat do të mbesin të njëjta, deri në një ndryshim të radhës”, ka njoftuar BIK-u.