
BIK-u shkon për ngushëllime te familja e Thaçit
20 mars 2025
| 15:29
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Myftiu Naim ef. Tërnava, se bashku me bashkëpunëtoret e tij sot kanë vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, për t’iu shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së babait të ish-presidentit, bacës Haxhi Thaçi.
Në njoftimin për media të BIK-ut, Myftiu Tërrnava ka shkruar edhe në librin e ngushëllimeve.
“Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saj, duke lutur Zotin që rahmetliun ta ketë marrë në mëshirën e Tij, si dhe ta ketë shpërblyer me të mirat e Xhenetit. Ai më pas shkroi disa fjalë për bacën Haxhi edhe në librin e ngushëllimeve”, ka njoftuar BIK-u.